Kurti: Sulmi në Banjskë shkeli sigurinë kombëtare, terroristët kishin plane për të sulmuar në 37 pika

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish për sulmin terrorist më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, raporton Gazeta Sinjali.

Kurti në një intervistë për mediumin francez “Liberation”, ka thënë se nuk i beson ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin, teksa është shprehur se ky ishte akt agresionit nga Serbia.

Duke komentuar akuzuat e tij drejtuar autoriteteve serbe për sulmin, plan për aneksimin e veriut, Kurti ka thënë se sulmuesit kishin harta dhe plane për të sulmuar në 37 pika.

“Po patjetër. Ky është një akt agresioni nga Serbia, që shkeli sovranitetin dhe sigurinë tonë kombëtare. Vlera e armëve dhe pajisjeve të kapura është më shumë se 5 milionë euro. Terroristët kishin harta dhe plane për të sulmuar në 37 pika”, është shprehur Kurti.

I pyetur se a i beson politikanit dhe biznesmenit Milan Radoiçiç, i cili mori përgjegjësinë për këtë sulm, Kurti ka thënë se nuk beson. “Sigurisht që jo. Milan Radoiçiç ishte udhëheqësi i grupit”, është shprehur Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *