Vjen gooooli i dytë i Shqipërisë, shënon i jashtëzakonshmi Seferi

Shqipëria ka shënuar golin e dytë kundër Çekisë.

Golin e dytë e ka shënuar Taulant Seferi.

Kombëtarja e Shqipërisë po zhvillon sonte njërën nga tre finalet e mbetura të kualifikimeve për EURO 2024.

Kombëtarja shqiptare i prin grupit E me 10 pikë, e pasuar nga Çekia me 8 pikë – e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe Moldavia me po aq pikë e treta por me totalin e ndeshjeve të luajtura, gjersa Polonia e katërta me 6 pikë, me të fundit Ishujt Faroe e kuotuar me vetëm një pikë.

Për Shqipërinë, sigurisht se kjo mund të konsiderohet ndeshja më e rëndësishme e tyre në këto kualifikuese, pasi me një triumf potencial sonte, do të shkëputeshin edhe më shumë në kreun e tabelës, duke e bërë këtë ndaj kundërshtarit direkt për vendin e parë.

Shqipëria në këto kualifikuese ka një bilanc prej 3 fitoreve, një barazimi e një humbje pas 5 ndeshjeve të zhvilluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *