Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Rasti ka ndodhur në Prizren.
“Më datën 11.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpi më 08.10.2023 kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, dy viktimave femra kosovare, të cilat si pasojë e dhunës ishin larguar nga shtëpia dhe ishin strehuar përkohësisht te një familjar i tyre. I dyshuari kishte shkuar edhe te ajo shtëpi ku kishin qëndruar viktimat dhe u kishte thënë ejani në shtëpi se pa ju vra të dyjave dhe veten”, bëhet e ditur në raport.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.