Burime brenda LVV-së për gazetën Neutral.al, kanë treguar se ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka nënshkruar dokumentin i cili parasheh shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.
Nga i njëjti burim, Neutral.al kupton se ditëve në vazhdim, pritet edhe publikimi i tyre.
Ndryshe, sot në Kuvendin e Kosovës, ka pasur seancë për një Rezolutë për Policinë e Kosovës, e që deputetët shumicë, nuk morën pjesë.
Kjo edhe është kritikuar ashpër nga opozita, e cila po kushtëzon votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me Rezolutën për Policinë.