Rasti “Ukë Rugova II”, lirohen 15 të akuzuarit nga akuzat për mashtrim me viza dhe kontrabandim me migrantë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Kontrabandim me migrantë” ndaj 15 të akuzuarve në gjykimin për mashtrim me viza, i njohur si rasti “Ukë Rugova II”: Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri, Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Dritëro Voça, Valon Selimi, Fadil Ahmeti dhe Haxhi Islami.

Kurse, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, i akuzuari Fitim Beqiri u dënua me gjobë 300 euro, i akuzuari Azad Beqiraj u dënua me 300 euro gjobë, kurse i akuzuari Visar Beqiri u dënua me 1 mijë euro gjobë.

Aktgjykimi ndaj tyre u shpall të enjten, nga kryetari i trupit gjykues Kujtim Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas aktgjykimit, nuk është provuar se 15 të akuzuarit kanë kryer veprat penale “Krimi i organizuar” dhe “Kontrabandim me migrantë”.

“Lirohen nga akuza për krim të organizuar dhe kontrabandim me migrantë, pasi të njëjtin nuk janë përfshirë në kryerjen e veprave penale për të cilat janë akuzur”, tha gjykatësi Krasniqi.

Të akuzuarit në këtë rast, Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri, Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Dritëro Voça, Valon Selimi, Fadil Ahmeti dhe Haxhi Islami, ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 6 prill 2022.

Ndryshe, ky rast gjykohej nga misioni i EULEX-it, por pas përfundimit të mandatit, lënda ishte transferuar të vendorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *