Pushteti bojkotoi seancën, Tahiri: Policia ka nevojë për mbështetje e jo për llafe koti

Lëvizja Vetëvendosje nuk po merr pjesë në sencën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për miratimin e  rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë.

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri I bëri thirrje pushtetit që të u dal në krahë policëve e jo të dal me llafe koti.

Tahiri bëri thirrje që Policia të mbështetet direkt e jo me llafe koti siç po bën kryeministri, Albin Kurti dhe pushteti ndësa gjendja e tyre nuk është aspak e mirë.

“Ne si grupe parlamentare opozitare e kemi ftuar këtë seancë për mbështetjen e Policisë së Kosovës, sepse konsiderojmë se ka qenë shumë e rëndësishme pas 24 shtatorit, pas sulmit terrorist që ka ndodhë në Republikën e Kosovës, kemi ftuar dhe kemi qenë jashtëzakonisht konstruktiv në dënimin e aktit që ka bë Serbia në Republikën e Kosovës dhe të njëjtën frymë kemi dasht me vazhdu që sot të miratohet një rezolutë që t’i jepet mbështetje policisë. Ky është vendi që sot duhet me u mbështet Policia e Kosovës, nuk mjafton me llafe boshe me postime në insagram me u përkrahë Policia e Kosovës jo me fjalë boshe e me llafe, se ata janë në vijën  parë të frontit. Tash e një kohë të gjatë kërkojmë sigurimin shëndetësorë që të zbatohet  nga 1 janari 20024. Është e papranueshme mospjesmarrja dhe ikja e papërgjegjësia e kësaj mazhorance”, u shpreh Tahiri. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *