Kim Kardashian bëri thirrje për “dhembshuri ndaj viktimave të pafajshme” në mes të sulmeve terroriste të Hamasit në Izrael.
“Një mesazh për miqtë dhe familjen time hebreje. Unë të dua. Unë të mbështes ty. Kam dëgjuar se sa e frikësuar ndihesh gjatë kësaj kohe dhe dua që ta dish se nuk je vetëm në këtë”, shkroi ajo përmes Instagramit të mërkurën.
“Zemra ime është thyer duke parë videot e këtyre foshnjave dhe familjes duke u terrorizuar dhe vrarë para gjithë botës!”, vazhdoi ajo.
“Si qenie njerëzore me zemër, si mund të mos jetë dikush i shkatërruar nga këto imazhe të tmerrshme që ne nuk do të mund t’i shohim kurrë?”, shtoi ylli në shkrimin e saj.
Hamasi, një organizatë terroriste palestineze, kreu një sulm pranë Rripit të Gazës të shtunën në mëngjes, i cili rezultoi në vdekjen e mbi një mijë qytetarëve, fëmijëve dhe ushtarëve.
Izraeli dhe Hamasi kanë qenë në konflikt për gati një dekadë për të mbajtur kontrollin e Gazës, por sulmi gjatë fundjavës shënoi sulmin më vdekjeprurës në gjysmë shekulli.
Izraeli që atëherë ka nisur sulmet e veta ajrore. Vlerësohet se mbi një mijë palestinezë janë vrarë si hakmarrje.