Qeveria e Kosovës ka marr sot vendim për të bërë disa ndryshime legjislative për këtë vit, shkruan Gazeta Express.
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se do të shtyhen disa projektligje për vitin e ardhshëm.
“Për shkak të numrit të madh të Projektligjeve për hartim e miratim këtë vit detyrohemi që disa prej tyre t’I shtyjmë për vitin e ardhshëm”, tha Kurti.
-Projektligji për Plotësimin dhe Ndryshimin për bashkëpunim ndërkomunal (MAPL)
– Projektligji për Planifikim Hapësinor (MMPH)
– Projektligji për harmonizimin e ligjeve veçanta me ligjin numër 08/L-067 për Inspektimet
– Projektligji për harmonizimin e ligjeve veçanta me ligjin numër 04/L-202 për sistemin e lejeve dhe licencave
– Shtyhet afati deri më 31 dhjetor për Projektligjin për banim social (MMPH)