Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme për Policinë e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të enjten shqyrtim-propozimin e rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka shkruar në Facebook të mërkurën se forcimi dhe mbështetja e Policisë duhet të jetë prioritet shtetëror, e kjo sipas tij, duhet të bëhet nëpërmjet votimit në Kuvend.

“Nesër kemi thirrur seancë të jashtëzakonshme për ta miratuar këtë Rezolutë. Policët tonë meritojnë shtesat për rrezikshmërinë, sigurimin shëndetësor dhe miratimin e Ligjit për pensionim të parakohshëm. I ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që nesër, me votën e tyre, të dëshmojnë se e mbështesin dhe janë me Policinë e Kosovës – sepse vetëm fjalët dhe postimet në rrjetet sociale nuk mjaftojnë”, ka shkruar ai.

Sipas Krasniqit, nuk duhet të pranohet qasja “neglizhuese e pushtetit dhe të qëndrohet duarkryq”.

Ditë më parë, Sindikata e Policisë së Kosovës kishte dorëzuar në Komisionin Parlamentar për Drejta të Njeriut një peticion nëpërmjet të cilit kërkohet përmirësim i kushteve të punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *