Vuçiq në siklet të madhë për vizitën e emisarëve evropianë: Të shohim se si do të jetë pakoja

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka paralajmëruar një vizitë të pesë emisarëve në Beograd më 21 tetor. Kreu i shtetit serb ka thënë se pritet të shihet se çfarë “pako” do të sjellin pesë emisarët, të cilët është paralajmëruar se do të zbarkojnë në Serbi në fund të muajit, shkruan tanjug.

Këtë Vuçiq e ka treguar kur është pyetur se a pret presion shtesë ndaj Serbisë pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Është jeta jote, puna jote. Ti përballesh me presioni të jashtme, me ata që dëshirojnë ta shkatërrojnë Serbinë në mënyrë të ndryshme. Unë nuk besoj që ky është rasti me “pesëshën”. Unë besoj se ata dëshirojnë të ngrejnë probleme për zgjidhjen e krizës në Kosovë në një mënyrë ndryshe.Unë shpresoj ta shohim atë lloj pakoje dhe çfarë do të sjellin më 21 tetor”, ka thënë Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *