Publikohet libri biografik për Madonnan – “Madonna: A Rebel Life”

Madonna nuk u bë mbretëresha e pop-it brenda natës. Gjatë disa dekadave, ajo e fitoi titullin me punë të palodhur, muzikë të mirë dhe shumë momente të diskutueshme.

Çdo vit i jetës së interpretueses së “Vogue” është eksploruar gjerësisht në biografinë e re të Mary Gabriel “Madonna: A Rebel Life”, që u publikua të martën, e cila përmbledh intervista me superyllin dhe njerëzit përreth saj për të pikturuar një portret të plotë të artit dhe ndikimit të saj.

Përgjatë librit me mbi 800 faqe, lexuesit mësojnë për çdo album të Madonnas dhe krijimin e tij, si dhe përvojat e saj kur u rrit në Michigan, u zhvendos në New York, fitoi sukses si një yll pop, u martua disa herë dhe rriti gjashtë fëmijë.

Në faqet e tij, autori tregon se si Madonna erdhi te pseudonimi ‘Madge’ dhe shkruan se ajo filloi filloi të quhej kështu nga fansat në Mbretërinë e Bashkuar afër fillimit të shekullit të 21-të.

Madonna u shpërngul në Londër kur filloi të punonte në albumin Music të vitit 2000 dhe fansat e saj në Mbretërinë e Bashkuar vlerësuan mënyrën se si ajo shfaqte sjelljen e një personi normal e të përditshëm sesa një personazh të famshëm masiv. Së shpejti, ata filluan ta thërrisnin “Madge” – që tingëllon më shumë si emri i një personi mesatar sesa “Madonna”.

Megjithatë, Guy Ritchie , i cili u bë bashkëshorti i saj i dytë atë vit, dyshohet se i tregoi asaj një histori mjaft të ndryshme për origjinën e pseudonimit, shkruan DailyMail.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *