Kombëtarja e Zvicrës do t’i ketë në gjirin e saj katër futbollistë shqiptarë për ndeshjen e së dielës ndaj Bjellorusisë.
Krahas Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës, “Helvetikët” i kanë ftuar edhe Andi Zeqirin dhe Uran Bislimin, të cilët do t’i zëvendësojnë dy lojtarët e lënduar, Noah Okafor dhe Ruben Vargas.
Lajmin e ka bërë të ditur sot Kombëtarja e Zvicrës përmes rrjeteve sociale, shkruan “Gazeta Express”.
Zvicra do ta luajë vetëm një ndeshje këtë muaj pasi dueli i së enjtes me Izraelin është shtyrë shkaku i luftës që nisi në këtë vend dhe kjo ndeshje pritet të luhet në nëntor.
Zeqiri është pjesë e Genkut, ndërsa Bislimi luan në Lugano.
Të dy futbollistët shiheshin si e ardhme e Kombëtaren së Kosovës, por në fund e zgjodhën Zvicrën, duke ua kthyer shpinën “Dardanëve”.
Zvicra është e para në Grupin I me 14 pikë, prej tyre 4 fitore e 2 barazime, pa humbje.
Kjo Kombëtare është favorite absolute për t’u kualifikuar në Kampionat Evropian, i cili di të mbahet vitin tjetër në Gjermani.
Siç dihet, edhe Kosova është në të njëjtin grup me Zvicrën, por pa gjasa për t’u kualifikuar në Euro 2024.