Franca dëbon tre shtetas të huaj për komente dhe veprime antisemitike

Franca ka dëbuar tre shtetas të huaj për akte ose komente antisemitike që nga fundjava, ka konfirmuar një zëdhënës i qeverisë, raporton The Guardian, transmeton Express.

Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin tha të mërkurën se çdo joshtetas i akuzuar për akte antisemitike do t’i hiqet leja e qëndrimit dhe do të dëbohet menjëherë.

Darmanin tha se kishte rreth 50 akte antisemitike të regjistruara në të gjithë Francën që nga fundjava dhe 20 persona ishin arrestuar. Veprat përfshinin njerëz që mblidheshin në numër të madh përpara sinagogave duke bërtitur kërcënime, drone me kamera që hynin në këndet e lojërave të shkollave, mbishkrime, abuzime verbale dhe letra kërcënuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *