Ekskluzive: Fakte tronditëse për planin e 16 -vjeçarit nga Peja i cili kishte planifikuar vrasjen e shokëve

Ditë më parë është raportuar nga Policia se një 16-vjecari nga Peja, i është gjetur një skenar ku bëhej fjalë për vrasjen e shokëve të klasës së tij.

Masat ndaj të miturit u morën menjëherë. Policia ka arrestuar të dyshuarin më 8 tetor (ditë e shtunë), dhe rasti po vazhdon të hetohet nga Prokuroria Speciale.

Siç mëson Gazeta Neutral.al nga burime anonime djali i quajtur Blerdi nga Peja kishte planifikuar vrasjen e shokëve në natën e Halloween.

Ai kishte shkuar edhe më larg duke i kërkuar një shokut nga Gjermania një armë.

Blerdi kishte përgaditur edhe maskën, listën e nxënësve që do të ekzekutonte mirëpo i gjith plani ishte prishur kur njëri nga shokët e tij kishte lajmëruar Policinë Gjermane mbi këtë plan dhe autoritetet Kosovare ishin alarmuar, raporton Gazeta Neutral.

Kujtojmë, arrestimi i të miturit është bërë ditën e shtunë, në njoftimin e Policisë thuhej se i njëjti paraqet kërcënim për sigurinë.

/Gazeta Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *