Izraeli bllokon llogaritë e kriptomonedhave në Binance që kërkojnë financimin e Hamasit

Izraeli ngrin llogaritë e kriptove që kërkojnë donacione për Hamasin.

Reklama

Shtetit izraelit ka arritur të ngrijë llogaritë e kriptomonedhave që po përdoren për të financuar Hamasin.

“Sipas dyshimeve, me shpërthimin e luftës, organizata terroriste e Hamasit nisi një fushatë për mbledhjen e fondeve në rrjetet sociale, duke i kërkuar publikut të depozitojë kriptovaluta në llogaritë e tyre”, thuhet në një deklaratë të policisë.

“Njësia Kibernetike e Policisë dhe Ministria e Mbrojtjes morën menjëherë veprime për lokalizimin dhe ngrirjen e këtyre llogarive, me ndihmën e këmbimores së kriptovalutave, Binance, në mënyrë që të devijonin fondet në thesarin e shtetit”.

Deklarata nuk jep detaje të mëtejshme se sa llogari janë ngrirë dhe as vlerën e kriptove të sekuestruara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *