Ekspertët japin alarmin: Lufta e Tretë Botërore më pranë se kurrë

Lufta Rusi-Ukrainë, sulmi në Kosovë, lufta Hamas-Izrael, tensionet në Tajvan etj, Lufta e Tretë Botërore duket më pranë se kurrë.

Paqja botërore varet “në fije të perit”, veçanërisht pas nisjes së konfliktit të armatosur mes Izraelit dhe Palestinës.

Ekspertët kanë ngritur alarmin për një skenar që do të shihte luftën e Lindjes së Mesme të përha[ur në zemër të Evropës përmes Rusisë, Kinës dhe Koresë së Veriut. Edhe Shtetet e Bashkuara mund të përfshihen nëse raketat do të hidheshin në territorin aleat.

Është një frikë që po përhapet në SHBA, me presidentin Joe Biden dhe shefat e tij të shtabit të shqetësuar për një “luftë me shumë skenarë” që do të përhapej në të gjithë globin.

Profesor Glees paralajmëron se “akt i vogël hakmarrjeje” do mjaftonte për të shkaktuar një reaksion zinxhir që nuk mund të zhbëhet, e deri në një ngjarje të ngjashme me Luftën e Tretë Botërore.

“Unë mendoj se paqja e botës është, pikërisht tani, e varur në fije të perit. Ka një skenar që është plotësisht i besueshëm, një kaskadë ngjarjesh që çojnë, një nga një, në një luftë më të përgjithshme në Lindjen e Mesme dhe më pas në një luftë më të gjerë në Evropë.

“Unë nuk mendoj se kjo luftë do të bëhej menjëherë, dhe nuk mendoj se do të bëhej domosdoshmërisht me armë bërthamore. Por mendoj se do të përfshinte të gjithë Evropën Perëndimore dhe Rusinë. Është e mundur që Kina dhe Koreja e Veriut do të kapin atë që ata do ta konsideronin si një avantazh, por unë do ta lija këtë në njërën anë tani. Është Evropa ajo që duhet të jetë fokusi i gjithë vëmendjes sonë dhe të gjitha përpjekjeve tona për të frenuar krizën në Izrael dhe Gaza.

Mbrëmë na u tha për frikën e SHBA-së për një ‘luftë me shumë skenarë’ dhe lëvizjen në ujërat e Izraelit të aeroplanmbajtëses së fuqishme USS Gerald R Ford, e rrethuar nga një flotilje anijesh mbështetëse, kjo tregon se këto frikë duhet të merren seriozisht.”- tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *