Dua Lipa ka fshirë të gjitha postimet nga Instagrami.
Veprimi i papritur nuk ka ende një shpjegim nga ylli i muzikës, por thuhet se ajo po përgatitet për publikimin e albumit të saj të ri.
Kjo pasi Dua e ka zëvendësuar foton e profilit me një imazh kaleidoskopik të syrit të saj.
Në gusht të këtij viti, Dua njoftoi për albumin e saj të tretë, i cili pritet të bëhet publik në vitin 2024. 28 vjeçarja ka lënë të kuptohet se ky album do të jetë më pak personal se të tjerët.