Pas raportimeve se është sulmuar gazsjellësi që lidh Finlandën dhe Estoninë, çmimet e naftës në Britani janë ngritur.
Çmimet po ashtu u ngritën pasi qeveria izraelite i kërkoi korporatës Chevron të ndërpriste operimet në fushën e saj të gazit natyror në brigjet e Izraelit për shkak të shqetësimeve për sigurinë.
Të martën, çmimi i naftës në Britani u ngrit për 12.7% duke e bërë më të lartin në rreth dy javë, raportoi SkyNews.
Dëmi në gazsjellës vjen pas një viti pasi shpërthimet goditën gazsjellësit Nord Stream 1 dhe 2, që transportonin naftën nga Rusia në Gjermani.
Gazsjellësi përdoret për të dërguar naftë mes Estonisë dhe Finlandës, varësisht se cili shtet ka më shumë nevojë.
Mediat finlandeze po raportojnë se qeveria e Finlandës do ta shpallë dëmin në gazsjellës jo-aksidental.