Rektori Armand Krasniqi sulmoi sekretaren Tirana Hasani, kërkohen veprime urgjente ndaj tij

Rektori i Universitetit, “Haxhi Zeka” në Pejë,  Armand Krasniqi para pak ditësh ka patar një konflikt me sekretaren e universitetit, Tirana Hasani.

Për këtë ka reaguar deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, duke thënë se ky rast duhet të trajtohet urgjentisht.

“Sulmi i Rektorit të Universitetit “Haxhi Zeka” Armand Krasniqi ndaj Sekretares se Universitetit, Tirana Hasani duhet të trajtohet urgjentisht dhe të mirren masa. Rasti i raportuar sot në media tregon vetëm një nga  rastet e përditshme në Kosovë, dhe kjo nuk guxon të lejohet të ndodhë!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *