Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar një shtetas të Serbisë i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol nga autoritetet serbe.
“Me datën 10.10.2023, Njësiti për persona të arratisur (FAST Kosova), që vepron në kuadër të ILECU-të, të Policisë së Kosovës, ka arrestuar një shtetas serb, i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol nga autoritetet e Serbisë.”
PK ka thënë se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla.”./Front Online