“Nuk jam mirë, por jam gjallë”, Uta Ibrahimi u mbijeton ortekëve ku vdiqën katër persona

Alpinistja Uta Ibrahimi u ka shpëtuar dy ortekëve në majën Shishapangma në Kinë.

“Miqtë e mi, nuk jam mirë. Por jam gjallë, dhe kjo është në rregull”, ka shkruar Ibrahimi në Facebook.

“Kam ëndërruar kaq gjatë për këtë mal, por që për kaq shumë vite ka qenë i mbyllur për shkak të tragjedive”.

Më vonë ajo ka treguar se si ka ndodhur orteku i parë që mori dy jetë njerëzish.

“Kjo ndodhi në Shisha Pangna, dhe ende nuk mund ta besoj e procesoj atë që vërtet ka ndodhur!”.

“Pashë ortekun e parë! U trishtova kur kuptova që orteku mori tre njerëz, përfshirë Anën dhe Mingnën, që vdiqën!”.

Më pas Ibrahimi në shkrimin e saj rrëfen edhe për vdekjen e dy personave të tjerë, njëri prej tyre sherpë.

“Pas ca kohësh, pashë tjetrin ortek, atë të madhin, që erdhi nga maja dhe mori Lamën dhe Ginën!”

“Zemra ime është e thyer. Nuk mund ta besoj që humbëm mikun tim Lamën, sherpën më të fortë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *