Ish-reporteri i Tanjugut: Për Hashim Thaçin kam dëgjuar kur policia lëshoi urdhëarrest për të

Ish-reporteri i Tanjugut, Nebojsha Radosheviq, tha se për ish-Presidentin Hashim Thaçi, ka dëgjuar pas lirimit të tij nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe ishte njoftuar nga Policia.

“Për Thaçin mbase për herë të parë kam dëgjuar kur policia në mënyrë publike tha se Thaçi ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, kur Policia lëshoi arrest për të. Kam dëgjuar më vonë, pasi jam liruar”, tha Radosheviq.

Po ashtu, dëshmitari e pranoi se në asnjë deklaratë të tij të mëhershme të dhënë për hetuesi, nuk e ka përmendur që kushëriri i tij, gjenerali Dushan Samargjiq e ka njoftuar për një përgjim që i është  bërë gjatë luftës në Kosovë, të një bisede të telefonike në mes të Hashim Thaçit dhe Adem Demaçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *