‘Ka punuar 176 orë, ja çfarë page përfitoi”: Mërgimtari publikon rrogën e një ish-polici kosovar që emigroi në Gjermani

Agim Dreshaj, një mërgimtar, ka publikuar sot pagën e një ish-polici të Kosovës që ka emigruar në Gjermani, e të cilin ka thënë se e ka takuar dhe e njeh privatisht.

Dreshaj, në një shkrim në Facebook, tha se burri i cili e la Kosovën dhe vendin e tij të punës si polic për të emigruar në Gjermani, merr pagë neto në verë 1491 euro.

“E takova një shok nga Kosova ne qytet”, tha ai. “E njoh privatisht dhe ka disa muaj qe ka ardhur ne Gjermani me vizë pune. Ky shoki ne Kosovë ka punu ne policinë e Kosovës edhe filloj me u anku per rrogën qe e merr ktu ne Gjermani. Kishte punuar 176 orë ne muj, orën e kishte 14 euro edhe ja kishin mbledhë totalin 2460 bruto, ne bankë i kishin dale 1491 euro neto”, pretendoi ai.

Ai tha se burri nga Kosova është ankuar se nuk po ia del të zhvillojë jetesë të mirë në Gjermani.

“Banesën e paguan dikun 600 euro ne muaj, rryma 90 euro, telefoni nja 40 euro mobilin , nja 30 internetin, një paqetë duhan 8 euro ne dite i bjen diku 300 euro ne muj plus çka han e pi i kishte edhe 50 euro ne xhep plus tha spo gjejë kerkund ktu me hanger ne pauzë. Masi u përshëndetëm…..ev bre skam besu qe është kështu se kurrë s’isha ardhë. Ja fakti i gjalle me fakte kjo ishte rroga e tij”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *