Gruaja e Agim Ramadani, Shukrija, ka pranuar dhuratë të këndshme nga futbollisti Mirlind Daku.
Daku, ia ka dhuruar fanellën e kombëtares së Shqipërisë.
Këtë e ka bërë të ditur vet ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se në ‘kombetare nuk ka kufinjë, aty kemi Shqipërinë etnike’.
“Takim i këndshëm me Mirlind Dakun, dhe sportistët që na bëjnë krenarë ! Në kombetare nuk ja kufinjë ,aty kemi Shqipërinë etnike! Ju lumtë djema,ju priftë e mbara e suksesi!”, shkroi Shukrije Ramadani.