Arben Beselica, 30 vjeçar nga Komuna e Prishtinës raportohet të jetë zhdukur që nga dita e hënë.
Familjarët e tij kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij.
Vëllai i tij, Ilir Beselica, konfirmoi për Telegrafin se që nga mëngjesi i së hënës nuk dinë asgjë për të.
“Dje në mëngjes ka dalë dhe nuk është kthyer më, rastin e kemi raportuar edhe në Policinë e Kosovës”, tha ai.
Ai bëri thirrje që kush do që ka informata lidhur me vendodhjen e 30 vjeçarit, të kontaktojnë në numrin 049/482-024.