Suplementet e vitaminës D nuk janë aq të dobishme sa kemi menduar

Suplementet e vitaminës D nuk ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve te shumica e njerëzve, sipas një studimi të ri të botuar në “British Medical Journal”

Gjatë muajve të zymtë të dimrit të ditëve të shkurtra dhe qiellit me re, shumë njerëz i kërkojnë përfitimet ne rreze të diellit dhe në suplemente të vitaminës D.

Kjo vitaminë prodhohet natyrshëm nëpërmjet lëkurës kur jemi të ekspozuar ndaj dritës së diellit dhe është e nevojshme për të mbajtur kocka, dhëmbë dhe muskuj të shëndetshëm dhe parandalon brishtësinë e tyre dhe rrezikun e frakturave.

Por një rishikim i provave klinike mbi efektet e suplementeve zbuloi se përpjekja për të marrë vitaminë D nëpërmjet suplementeve nuk është aq e dobishme, transmeton Telegrafi.

“Ne konkludojmë se provat aktuale nuk mbështesin përdorimin e suplementeve të vitaminës D për parandalimin e sëmundjeve”, thotë Mark Boland, profesor i asociuar i mjekësisë në Universitetin e Auckland, në Zelandën e Re.

Boland udhëhoqi hulumtimin me Alison Avenell, Shef i Kërkimit të Shkencave Shëndetësore në Universitetin e Aberdeen.

Sipas këtij hulumtimi, provat klinike kanë dështuar të tregojnë se suplementet reduktojnë rrezikun e rënies dhe frakturave të kockave dhe muskujve. Por ata e kuptojnë se mund të përfitojnë njerëzit që janë në rrezik të lartë, si ata në shtëpitë e të moshuarve dhe njerëzit me lëkurë të errët që jetojnë në klimat më të ftohta.

Për ata njerëz që janë në rrezik, këta shkencëtarë rekomandojnë suplemente gjatë vjeshtës dhe dimrit, por gjithashtu sugjerojnë marrjen e këshillave se si të merrni vitaminën D në mënyrë natyrale.

“Vitamina D do të mbrojë njerëzit që janë në rrezik të lartë,” tha Avenel.

Përfitimet dhe dëmet e vitaminës D janë debatuar prej kohësh, por me këtë hulumtim që vë në dyshim përfitimet e saj – përveç atyre me rrezik të lartë – shumë ekspertë kanë frikë nga pasojat nëse njerëzit ndalojnë marrjen e saj, raporton CNN.

“Dështimi për të adresuar statusin e ulët të vitaminës D gjatë fëmijërisë, adoleshencës, për gratë në moshë riprodhuese dhe tek të moshuarit mund të ketë implikime serioze afatgjata në shëndetin publik”, tha David Richardson, profesor vizitor i bioshkencave ushqimore në Universitetin e Reading.

Tani, thotë ai, duhet të veprohet përballë dëshmive në rritje të pamjaftueshmërisë së vitaminës D. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *