Gjatë mëngjesit të sotëm një grup i specializantëve kane protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë, për ti treguar pakënaqësitë e tyre.
Qëllimi i kësaj proteste ishte mospagesa e kujdestarive per mujain shkurt dhe kundër detyrimit për të paguar vitin e shkollimit specialistik 500 euro për një vit, shkruan Neutral.al.
Vilote Morina spezialisate e Psikologjise Klinike, “Që tre vite bëhen që une nuk paguhem, jam pranuar si e rregullt dhe nuk ka mundësi me u zgjidh çështja jem as me Gjykatë”.
Tutje, Kryetari i specializantëve Arianit Zajmi ka treguar se Specializantët nuk kanë marrë asnjë cent që nga shkurti I këtij viti.
“Specializantët nga muaji shkurt i ketij viti nuk kanë marr asnjë edhe një cent, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim qe specializatët nga kategoria me subvensione t’i paguajnë 500 euro per vit për specializim”, tha Zajmi për Neutral.al.
Ndërsa Specializanti në Klinkën e Psikiatrisë, Nystret Agani për gazetën Neutral.al, tha se Është e nevojshme që intervenohet tash sa nuk është vonë, secili eshtë i nevojshëm në shoqëri. Nuk kemi me lënë Kosovën këtu kemi me dhënë kontributin tonë.
/Gazeta Neutral.al/