Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka njoftuar për një takim me profesorin amerikan, Edward Joseph, i cili është njohës i zhvillimeve politike në Ballkan.
Hoti tha se atij ia ka treguar pikëpamjet e LDK-së për dialogun dhe zhvillimet aktuale politike dhe tha sa marrëveshja gjithëpërfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve është zgjidhja e vetme që siguron paqe të përhershme mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ishte kënaqësi të takohem me mikun tim dhe mbështetësin e fortë të integrimit euroatlantik të Kosovës, z. Edëard Joseph. Zhvilluam një bisedë shumë përmbajtjesore për zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe rëndësinë për stabilitet në rajon. Z.Joseph është njohës shumë i mirë i zhvillimeve politike në Ballkan. I dëgjova me shumë interes pikëpamjet e tij lidhur me situatën aktuale. Theksova se, Kosova duhet të jetë promovuese dhe kontribuese e stabilitetit rajonal. Tregova pikëpamjet e LDK-së për dialogun dhe zhvillimet aktuale politike. Për LDK-në, zgjidhja e vetme është dialogu dhe koordinimi me aleatët tanë. Marrëveshja gjithëpërfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve është zgjidhja e vetme që siguron paqe të përhershme në këtë pjesë të Evropës”, ka shkruar Hoti.
Ai tha se e falënderoi atë për kontributin e tij ndër vite që ka bërë për Republikën e Kosovës.