“Njëri prej tyre në gjendje kritike” – Publikohen pamjet e fëmijëve që u helmuan në “fast food” në Mitrovicë

Rreth 30 nxënës janë helmuar pasi kanë konsumuar ushqim në një nga lokalet e gastronomisë në Mitrovicë. Për këtë rast Inspektorati i Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Policia e Kosovës kanë dalë në vendngjarje, duke ia ndaluar punën përkohësisht lokalit ku dyshohet se u helmuan nxënësit, shkruan Gazeta Sinjali.

Nxënësit e gjimnazit “Frang Bardhi” dhe të shkollës fillore të ulët “Anton Zako Cajupi” kanë marrë trajtime mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familje dhe në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicës.

Për rastin, së fundmi ka reaguar Emine Osmanoviç – Musliu se cila deklaron se fëmija i saj ka qenë ndër nxënësit që është helmuar nga ushqimi, ndërsa shton se gjendja shëndetësore e njërit nxënës është kritike.

Osmanoviç – Musliu lokalit duhet t’i ndalohet veprimtaria e punës në gastronomi duke paralajmëruar se këtë çështje do ta ndjekin deri në zbardhjen e vërtetësisë së ngjarjes.

Te dashur qytetar te Mitrovices,une si nane e nje femiu te helmuar nga lokali On Top Food,ju lus te gjitheve te mos i lejoni femijet te konsumojn fast food e sidomos te mos lejojme te rihapet prap lokali ne fijale.Ne si prinder do ti shkojme deri ne fund kesaj pune.Ketu jan vetem disa femije qe jan ende ne gjendje jo te mire njeri prej tyre ne gjendje kritike.Ju lutem sa me shume Share”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq një prind tjetër ka shkruar se djali i saj pas katër ditësh është rikuperuar.

“Vërtetë kish qenë helmin shumë i rëndë që 4 ditë djali menxi sot e ka marr veten nëpër mjek pa ndalë kjo situatë nuk shkon kështu duhet me i kontrollu gjitha lokalet në kuzhina”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *