Korporta Energjike e Kosovës dhe Termokosi kanë nënshkruar marrëveshjen për furnizim me ngrohje për sezonin dimëror 2023-24.
Sipas njoftimit, kjo marrëveshje i hap rrugën fillimit të sezonit të ngrohjes duke filluar nga data 15. 10. 2023 deri me 15. 04. 2024 për qytetarët e Prishtinës të cilët kanë qasje në rrjetin e ngrohtores Termokos.
“Sot, zv. Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Përparim Kabashi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike TERMOKOS, Fisnik Osmani kanë nënshkruar marrëveshjen për furnizim me ngrohje për sezonin dimëror 2023-24 në mes KEK dhe Termokos. Kjo marrëveshje i hap rrugën fillimit të sezonit të ngrohjes duke filluar nga data 15. 10. 2023 deri me 15. 04. 2024 për qytetarët e Prishtinës të cilët kanë qasje në rrjetin e ngrohtores Termokos”, thuhet në njoftim.