“Urgjentisht të bëhet Asociacioni, por me kufizime”, kërkon ambasadori amerikan Hovenier

Themelimi i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe “duhet të ndodh urgjentisht”, ka thënë ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në një intervistë me “Bloomberg”.

Duke folur për ngjarjet e fundit në vend, Hovenier iu kthye sërish Asociacionit – kërkesë kjo e kahershme amerikane – për të cilën tha se “komuniteti serb në Kosovë ka një numër shqetësimesh dhe Asociacionin e shohin si një mënyrë që ndihmon në adresimin e atyre kërkesave”.

Megjithatë, Hovenier thotë se një Asociacioni i tillë nuk duhet të përmbajë kompetenca ekzekutive dhe “duhet të ketë kufizime, sepse ne besojmë se pa këto kufizime mund të bëhet diçka problematike ose burim destabiliteti”.

Në lidhje me sulmet e grupit paramilitar në Banjskë që u udhëhoqën nga Milan Radoiçiq, dhe marrjen e përgjegjësisë për sulmet terroriste nga ky i fundit, Hovenier u shpreh se “nuk besoj se këto do të jenë fjalët e fundit mbi këtë”.

“Ne jemi në dijeni se ai ka thënë se e ka bërë këtë vetë. Ne nuk besojmë se kjo do të jetë fjala përfundimtare për këtë”, tha Hovenier. “Puna duhet të vazhdojë për të përcaktuar përgjegjësinë përfundimtar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *