Ilir Avdyli, ylli i javës në Superligë

Ilir Avdyli është zgjedhur ylli i javës në Superligën e futbollit kosovar.

Portieri i Llapit ishte në super-formë në duel me Lirinë duke e ndihmuar ekipin e tij që ta fitojë lojën e vlefshme për xhiron e nëntë të ligës elitare.

Pasi e mori këtë çmim, portieri i Llapit u shpreh i lumtur që u vlerësua kontributi i tij në këtë ndeshje tejet të rëndësishme dhe të vështirë, për faktin se në një periudhë të madhe të lojës luajti me një lojtar më pak, e madje disa minuta edhe me dy lojtarë më pak.

“Jam shumë i lumtur që jam shpallur më i miri i xhiros së 9-të, sidomos në një ndeshje kaq të luftuar siç ishte kjo me Lirinë. Është gjithmonë kënaqësi të arrish të mbrosh një penallti e ta ndihmosh ekipin me 3 pikët e radhës. Aktualisht pas përmbylljes e fazës së parë, Llapi gjendet në pozitën e dytë me vetëm një pikë pas Ballkanit dhe besoj që me punën që po bëjmë jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivat tona. Falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin për punën që po e bëjmë bashkërisht”, tha Ilir Avdyli për faqen zyrtare të FFK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *