Kuvendi i Komunës së Shtimes sot në vazhdimin e seancës së Kuvendit me vota unanime të anëtareve prezent ka zgjedhur kryesues Rrahman Jakupin.
Rrahman Jakupi ka qenë zyrtar i informimit në Komunën e Shtimes, kryesues i Kuvendit 2013-2017, nënkryetar Komune 2017-2021.
Kryetar i degës së PDK-së nga viti 2019. Ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare në vitin 2021. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimes.
Është kandidat për doktoraturë në fushën e sigurisë në Fakultetin e Sigurisë në Shkup.