Të dielën në Prizren, ka ndodhur një grabitje ku një person ka goditur me thikë një femër për t’ia marrë parat.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, personi i cili e theri viktimën ia mori dhe një shumë të parash, Neutral.al.
Lidhur me rastin, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa policia ka identifikuar personin e dyshuar, I cili ka pranuar veprën.
Pas intervistimit,i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.
“Është raportuar se në një lokal i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte goditur me një mjet të mprehtë/ thikë viktimën femër kosovare, nga vendi i ngjarjes ka grabitur një shumë parash dhe më pas është larguar. Lidhur me rastin, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa si rezultat i një pune intensive hetimore është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari lidhur me rastin, i cili ka pranuar kryerjen e veprës gjatë intervistimit, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”./Neutral.al/