Mitrovicasi shkon i dehur për t’u trajtuar në spital, thyen një derë e një shtrat

Një person në Mitrovicë është arrestuar pasi i njëjti dyshohet të ketë dëmtuar inventarin e spitalit në orët e para të së dielës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte shkuar në gjendje të dehur për të marrë trajtim mjekësor.

Më pas, ai kishte thyer një derë dhe një shtrat të spitalit.

“Mitrovicë  08.10.2023 – 01:05.  Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi në gjendje të dehur pasi kishte shkuar për trajtim mjekësor në një spital, dhe i njëjti si pasojë e veprimeve të pakontrolluara ka dëmtuar një derë dhe një shtrat”, thuhet në njoftim.

“Në konsultim me prokurorin i dyshuari është ndaluar deri në këndellje dhe pas intervistimit do të lirohet”, përfundon njoftimi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *