Këta janë disa nga 40 shqiptarët e evakuuar nga Izraeli në Shqipëri, shumica të rinj

Mbrëmjen e sotme ka mbërritur në Shqipëri avioni i parë me qytetarë shqiptarë të cilët kanë kërkuar të largohen nga Izraeli pas shpalljes së gjendjes së luftës.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht se nga Izraeli janë kthyer 40 shqiptarë, mes të cilëve edhe shtetas nga Kosova, Maqedonia e Veriut.

Pasagjerët janë pritur nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Sipas Ministrisë, në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *