Shokuese: Ky është personi i arrestuar pasi u kap duke kultivuar rreth 3 mijë bimë narkotike në Malishevë …

Policia e Kosovës sot ka arrestuar një person në person në fshatin Lladrovc të Malishevës.

Arsyeja e arrestimit ishte se në këtë fshat u gjetën 3 mijë bimë narkotike të llojti kanabis sativa, shkruan Neutral.al

Siç njoftoj Policia në pranga përfundoi 41-vjeçari me inicialet A.M.

Ndërkohë, që Gazeta Sinjali, raporton se i arrestuari është Avni Mazreku.

Sipas mediumit Mazreku me të parë Policinë, kishte tentuar që të ikte nga vendi i ngjarjes, por që u kap pak kilometra larg nga një patrullë e njësiteve policore.

Ai është shoqëruar në stacion policor për intervistim ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, Mazreku është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *