Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në Kosovë, e veçanërisht ato ndaj grave. Fatkeqësisht, në vend janë shtuar edhe rastet e dhunës ndaj prindërve.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe mëngjesin e sotshëm në rrugën Hilmi Rakovica në kryeqytet, ku një 27-vjeçar është denoncuar në Polici nga nëna e tij.
Sipas viktimës i biri e kishte kërcënuar e kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë, bëjnë me dije se viktima është kërcënuar nga djali i saj, tash e një muaj.
27-vjeçari është intervistuar, dhe sipas burimeve ndaj tij është iniciuar rasti “Dhunë në Familje”
Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor.