KRU” Prishtina” njofton se të dielën, 8 tetor 2023, do të ketë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë në fshatrat Albanik-Prishtinë, për shkak se do të realizohen punime teknike në ndërrimin e një valvule në fshatin “Llugë” të Podujevës.
Me anë të një komunikate për media bëhet e ditur se dalja për Prishtinë në Albanik do të mbyllet në orën 08:00, ashtu që të krijohen kushte për punë për ekipin e makinerisë dhe punimet do të zgjasin rreth tre orë.