Një vajzë katër vjeçe mbeti viktimë e një sulmi rus në Vinnytsia të Ukrainës.
Sipas Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në 14 korrik, kur Lisa vdiq si pasojë e një shpërthimi në zonë.
E ëma e çoi vajzën, që ishte gjymtuar nga këmbët, në spital, por e vogla nuk arriti t’i shpëtonte plagëve të marra.
Irna, pa minuta para sulmit që ndryshoi përgjithnjë jetën e saj, kishte postuar një video me vajzë, teksa shëtisnin të dyja, në xhiron që rezultoi e fundit për 4-vjeçaren.