Në prill të këtij viti, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari kishte shkelur me veturën e sajë një fëmijë në kryeqytet.
Pas asaj, me një postim në rrjete sociale ajo kishte tentuar të shfajësohet, gjoja se fëmija është “përplasur” me veturën e sajë.
Në rrjete sociale ka daluar video e momentit kur Hajdari e godet fëmijën, dhe aty shihet qartë një gjë e tillë.
Më pastaj Hajdari ndal veturën dhe shkon pas fëmijës dhe shoqëruesit të viktimës.
Kujtojmë që për këtë rast janë bërë hetime e nevojshme sipas ligjeve në fuqi.
Aktualisht për këtë çështje vazhdon të zhvillohet një gjykim në Gjykatën Themelore në Prishtinë.