Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar për takimin që ka pasur në Granada të Spanjës me Përfaqësuesin e Lartë te BE-së, Josep Borrell.
Osmani ka thëne se me kryediplomatin e BE-se ka diskutuar për aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës.
Presidentja kosovare ka thëne se Serbia duhet te mbahet përgjegjëse për shkeljen e qartë të Nenit 3 te Marrëveshjes se 27 shkurtit, nen nga i cili dalin qarte obligime për t’u përmbajtur nga kërcënimet apo përdorimi i forcës.
“Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljen e qartë të nenit 3 të agrmt të BE-së. e 27 shkurtit, e cila parashikon detyrimin për t’u përmbajtur nga kërcënimi ose përdorimi i forcës“, ka shkruar Osmani.
https://x.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1710567559412551729?s=20