Pas trajnimit 12 javorë, 36 zyrtarë policor kanë diplomuar në trajnimin për operatorë të Njësisë Speciale Operative.
Të pranishëm në ketë ceremoni të diplomimit ishin ministri i punëve të brendshme z. Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Hoxha, Avery–Riffe nga ICITAP- Ambasada Amerikane, përfaqësues nga KFOR-i amerikan, menaxhmenti i lartë i PK-së si dhe eprorë e zyrtarë nga Departamenti i Njësive Special të PK-së.
Tutje bëhet e ditur, se “të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu drejtuan Ministri i Punëve të Brendshme Sveçla, drejtori i PK-së kolonel Hoxha si dhe eprorë të Njësisë Speciale Operative.
Folësit në ceremoni uruan operatorët e rinj të NJSO-së dhe në të njëjtën kohë i inkurajuan që të punojnë me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi, gjithmonë të bashkuar dhe duke përkrahur njëri- tjetrin, në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës”.