Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, agresionin ndaj Kosovës nga Serbia e ka quajtur si sulm terrorist, duke thënë se më 24 shtator ka ndodhur një ndryshim gjeopolitik.
Hasani tha se qëndrimi i Shqipërisë për sa i përket procesit të dialogut mes Kosovës e Serbisë mbetet i pandryshuar dhe në harmoni të plotë me qëndrimet e BE-së dhe ShBA-së.
“Ne kemi kërkuar publikisht se formati i këtij dialogu duhet ngritur në nivelin e një konference normalizimi me planin franko-gjerman si udhërrëfyes në tryezën e bisedimeve”.
“Presim që Serbia të nisë një hetim serioz për grupin kriminal e terrorist, potencialisht të përfshirë në një konflikt të armatosur në veri të Kosovës dhe lidhjet e tyre me trafikantët e armëve dhe individë në Serbi apo gjetkë”, tha Hasani, njofton Klankosova.tv.
Por, Hasanit, në situatën e tanishme, dialogu mes Kosovës e Serbisë është rruga e vetme drejt paqes.
“Palët duhet të punojnë me guxim për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, të mbështetura nga BE-ja dhe ShBA-ja e cila do të mundësojë njohjen reciproke, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe trajtimin e drejtë të pakicave, bazuar gjithmonë në ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha ai.