Osmani vazhdon takimet me liderët botërorë, kryeministren estoneze e njofton për situatën e sigurisë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar dje në Samitin e Granadas me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

Osmani tha se e ka informuar kryeministren estoneze për situatën e sigurisë në Kosovës dhe për rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Në takimin tim me kryeministren @kajakallas  dje në Granada e informova për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse. Falënderoj Estoninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë dhe për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Më herët në mëngjes, Osmani e ka takuar edhe kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, me të cilin folën për situatën e sigurisë në Kosovë gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Granada të Spanjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *