Faqja në Instagram ‘Bellez Falsa’ shkatërron iluzionet që sjellin rrjetet sociale dhe standardet e pamundura të bukurisë me fotot që tregojnë strukturën e vërtetë të lëkurës së yjeve të famshme nga Gigi Hadid deri te Irina Shayk.
Në këtë profil mund të gjeni imazhe të bukurosheve të shumta, të cilat sjellin një krahasim të shkrepjeve të publikuara dhe atyre se si janë në të vërtetë.
Duke u përpjekur të tregojnë se si duket realisht lëkura e njeriut, këto tregojnë se çfarë fshihet nën filtrat e shumtë të përdorur për ta përmirësuar atë.
“Realiteti dhe postimet në Instagram të disa personazheve të famshëm”, thuhet në përshkrimin e fotove, të cilat sjellin një krahasim se si duken në të vërtetë personazhet e famshëm si Gigi Hadid, Irina Shayk, Kylie Jenner, Elsa Hosk, Eva Longoria e Sara Sampaio.
Ndërkohë që faqja fokusohet tek personazhet publike nga Spanja, si bashkëshortja e Sergio Ramos, Pilar Rubio apo ylli i serialit “Elite”, Ester Exposito, ndër të analizuarat është edhe Jelena Karleusa.
Mes fotove të shumta mund të gjeni edhe ato që tregojnë se si dukeshin disa para dhe pas procedurave estetike.