X, i njohur më parë si Twitter, ka ndaluar së shfaquri titujt në artikujt e lajmeve të shpërndarë në platformë

Platforma X, e njohur më parë si Twitter, ka ndaluar së shfaquri tituj në artikujt e shpërndarë në platformë.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tani, X shfaq vetëm imazhin kryesor të një artikulli dhe një link që të çon te lajmi.

Planet për ndryshimin u raportuan për herë të parë nga Fortune në gusht, kur pronari Elon Musk konfirmoi në një postim se ai mendonte se ndryshimi – i cili erdhi nga ai “drejtpërsëdrejti” – do të “përmirësonte shumë estetikën” e postimeve.

Artikujt e lidhur tani shfaqen si një imazh dhe përdoruesit duhet të klikojnë mbi imazhin nëse dëshirojnë të vizitojnë artikullin e plotë, gjë që mund të çojë në konfuzion.

Platforma e Musk ka qenë objektiv i shumë kritikave kohët e fundit, duke përfshirë akuzat nga një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian, i cili tha se X ka “raportin më të madh të postimeve të gabuara ose dezinformative”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *