The Guardian rendit Pejën në mesin e qyteteve të që duhet vizituar në Evropë

Lexuesit e The Guardian kanë renditur disa qytete në Evropë që janë të pareklamuara dhe që duhet vizituar.

Peja nga ta është cilësuar si një vend i përkryer për një pushim fundjave, duke përfshirë kështu edhe udhëtimet në disa fshatra përreth, shkruan The Guardian.

Në këtë shkrim thuhet se duhet vizituar qyteti për të parë arkitekturën e bukur. Sipas lexuesve të The Guardian duhet vizituar edhe ujëvara e Drinit të Bardhë, pastaj bjeshkët e Pejës, Radavci dhe Gryka e Rugovës.

Ata nuk harruan ta përmendin edhe gjallërinë e qytetit që krijohet si dhe kafenetë ku mund të shijoni ndonjë pije.

Pos Pejës, qytete të tjera në që duhet vizituar në Evropë është renditur edhe qyteti Leiden në Holandë, pastaj Bremen në Gjermani, La Spezia në  Itali, Graz në  Austri, Lille në Francë, Bergen në Norvegji, Kordoba në Spanjë dhe Zagrebi në Kroaci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *