Policia e Kosovës ka dhënë detaje për shembjen e dheut dje në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh thuhet se rasti ka ndodhur në një vendpunishte.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë 05.10.2023-11:50. Raportohet se në një vend punishte është shembur dheu dhe poshtë ka rënë një veture. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti duke u hetuar.