Sveçla: Serbët do maskoheshin si ushtarë të KFOR-it, ky skenar mund të ripërsëritet

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur polici i Kosovës, Afrim Bunjaku dhe u lënduan dy polic të tjerë.

Sveçla është shprehur se Aleksandër Vuçiq nuk i zihet besë dhe ky skenar i Serbisë mund të përsëritet sërish.

“Për këtë neve kemi dëshmi edhe të fletëpranimeve, fletëdorëzimeve  të këtyre armëve  dhe dukeqënëse ky plan përfshinte edhe një element jashtëzakonisht të rrezikshëm  ai ishte se disa nga veturat, nga 30 që u futën në Kosovë  kishin stikers me shenjën e KFOR-it , kishin edhe uniforma të KFOR-it italian dhe kishin diku rreth 24 armë me silenciator që do  të thotë se ata ishin të gatshëm të maskoheshin si pjesëtarë të KFOR-it dhe të ekzekutohin pjesëtarët e policisë, me ç’rast tensioniet do të rriteshin në një pikë ku realisht nuk do të dij se kush në kë po shtie.

Në të njëtjën kohë këta kishin dhe një numër shumë të madh të uniformave dhe paisjeve të armëve me numër më të madh sesa ishin vetë që japin indikacion se ata ishin përgatitur që një pjesë të këtyre armatimeve e uniformave t’ia jepnin personave që tashmë ishin në Kosovë dhe numri i tyre patjetër që do të dyfishohej apo trefishohej. Po ashtu indikacionet janë se grupet tjera do të futeshin më pas përmes këtij korridori në Kosovë.

Ky skenar nuk përjashtohet se do të përsëritet. Fatmirësisht ata u ndanë jashtëzakonisht keq pas reagimit jashtëzakonisht profesional të policisë së Kosovës dhe kjo i jep shpresën se ata janë dëmtuar aq sa mos të provojnë sërish, por Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe qeverisë së tij nuk i zihet besë asesi”, ka thënë Sveçla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *